Një i ri obez i varur nga ushqimet ‘fast-food’ e që pinte rreth 10 litra Coca-Cola në ditë, ka realizuar ëndrrën e tij duke u kthyer në një marins muskuloz të ushtrisë së SHBA pasi humbi rreth 100 kg.
Adan Prescott, nga Arizona, nisi të humbiste në peshë tre vjet më parë, pasi ishte aq i shëndoshë sa nuk mund të lidhte dot këpucët e tij. Por ai është kthyer tashmë në një histori suksesi pasi është pranuar në ushtrinë e SHBA.
25 vjeçari arriti peshën 208kg kur u bë i varur nga ushqimet e shpejta, pijet e sheqerta, picat, hamburgerët e patatet e skuqura pas vdekjes së babait të tij ish-ushtarak në 2013.
Adan, thotë: “Kur babai më vdiq nuk kujdesesha për veten dhe çdo ushqim e haja nga pikat e karburanteve, hamburgerë, pica, gjithçka me yndyrë, prandaj dhe u shëndosha aq shumë. Pija rreth 7-8 litra limonata me gaz në ditë. Mezi ecja dhe as këpucët nuk i lidhja dot. Por vendosa të bëj diçka sepse nuk doja të vdisja 40 vjeç dhe doja të arrija diçka me jetën time. Gjithmonë kisha dashur të isha një marins dhe kjo më motivoi. Edhe babai im ka qenë në ushtri dhe megjithse ai nuk është më këtu, më ka frymëzuar të bie në peshë dhe të ndryshoj jetën time siç e bëra.”
Duke punuar për disa vjet në pozitën sedentare të rojes së sigurisë, Adam thotë se kishte ngrënë ushqimet më të pashëndetshme.
“Gjëja e parë që bëra ishte të spastroja dietën time nga ushqimet e këqija dhe reduktimi i kalorive në 1,200 në ditë, dhe deri në mesin e vitit 2017 kisha rënë në 120 kg kur dhe mund të nisja të stërvitesha”, thotë ai duke shtuar se 18 muaj më vonë në shkurt 2019 kishte rënë në 100 kg, dhe pasi humbi dhe 10 kg të tjera realizoi ëndrrën e tij për të hyrë në ushtri.
Top Channel