Futbollisti i Bylis, Eridon Qardaku ka rezultuar negativ pasi bëri tamponin e dytë. Lajmin e mirë e publikoi ekipi i Bylis në faqen e tyre në facebook.

Rikthimi i tij u prit me shumë entuziazëm nga ekipi. Kujtojmë që shkodrani i Bylis vuri në dyshim për një moment vazhdimësinë e ndeshjeve të kampionatit. Pas ndeshjes me Tiranën, edhe lojtarët e ekipit kryeqytetas bënë testimet ku të gjithë rezultuan negativë.

Ja postimi i plotë i ekipit të Bylis:

Lojtari yne Eridon Qardaku ka kryer sot tamponin e dyte dhe ka rezultuar negativ. Ne fakt pritej pasi edhe pergjigja pas tamponit te pare ka qene negative! Rikthimi i tij me grupin sigurisht qe shton organiken dhe rrit cilesine ne skuadren tone ne prag te sfidave te radhes!

Para një jave Eridon Qardaku dha një intervistë ekskluzive për Top Channel ku tha që nuk kishte probleme dhe ndodhej në formë të mirë fizike dhe shëndetësore edhe pse tamponi i parë kishte rezultuar pozitiv.

 

Lexoni edhe:  Futbollisti i Bylis i infektuar/ Një ditë para ndeshjes të gjithë shokët e tij të ekipit dalin negativë

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta