Adriatik Alimadhi del kundër takimit të deputetëve të opozitës me Ramën: Mos e bëni këtë gabim

09/06/2020 17:26

Deputeti i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka dalë kundër qëndrimit të opozitës parlamentare për të zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ai me anë të një reagimi në rrjetet sociale shkruan se kryetarët e grupeve parlamentare nuk duhet të flasin në emër të 39 deputetëve të opozitës në Kuvend, pasi sipas tij është rruga e gabuar takimi me kryeministrin Edi Rama.

Adriatik Alimadhi, i futur në Kuvend nga listat shtesë të PD pas djegies së mandateve , shkruan se sot është shumë vonë, ndaj sipas tij ftesa për takim me Ramën të mos bëhet në emër të të gjithë deputetëve.

Postimi i plotë Alimadhit:

Prandaj ju kryetaret e grupeve parlamentare mos flisni ne emer te 39 deputeteve te opozites per kete takim sepse kerkesa juaj per takim me Edi Ramen eshte gabim.

Eshte e njejta rruge e ndjekur gabim deri tani e opozites parlamentare.

E them kete per hire te se vertetes sepse keto grupe gjate kohes ne kete parlament kane pare gjithmone interesat e tyre personale qysh nga fillimi dhe deri tani.

Keto grupe u leshuan per te marre te gjitha funksionet qe ishin bosh ne strukturen palamentare dhe u perdoren per kete qellim.

Prishja e grupeve me disa deputet pelivan dhe te blere dhe te shitur, te cilet dine ta bejne mire perdorimin e tyre, mbajtja nen kontroll e ketyre individeve dhe krijimi i grupeve parlamentare per orekse te mazhorances solli mosrealizimin e kerkeses per ndryshim te sistemit zgjedhor dhe mosfunksionimin e mire te opozites parlamentare.

Te ndodhur ne keto kushte mazhoranca e shfrytezoi kete mangesi te opozites parlamentare.

Po i shikoj sot se po flasin ne emer te 39 deputeteve firmetar. Dakord deri ketu per ndryshimet ne sistemin zgjedhor, por sot eshte shume vone. Ndaj ftesen per takim me Edi Ramen te mos e bejne si kerkese te 39 deputeteve te opozites sepse kjo nuk eshte rruga e duhur.

Qysh nga 25 maji i vitit 2019 ka kaluar nje vit, gjate kesaj kohe ne kishim te vetmen mundesi per te prodhuar siguri per ndryshimet ne kodin zgjedhor dhe per ta futur ate ne axhenden parlamentare, por ju nuk e realizuat kete mundesi.

Ne nje takim te organizuar nga OSBE OHDIR ne shtatorin e vitit te kaluar ne fjalen time i kerkova zonjes Hajdari dhe te gjithe kolegeve deputete te terhiqeshim nga te gjitha strukturat parlamentare, te kushtezonim mazhorancen per ndryshimet ne kodin zgjedhor dhe futjen ne kalendarin e punimeve te kuvendit kerkesen e firmosur te 39 deputeteve.

Kjo realizohej deri me kushtin per terheqjen e mandateve te deputetit dhe realizimin e kesaj kerkese te drejte dhe reale, te duhur aq shume per shqiperine dhe shqipetaret ne keto kohe.

Kur une kerkoja kete mundesi ata nuk me degjuan, tani eshte kofin pas te vjelit.

Aktualisht kesaj opozite parlamentare i ngeli perdorimi dhe nuk mundet ta kushtezoje sot mazhorancen apo te presi prej saje mbeshtetjen per ndryshimet per sistemin zgjedhor, nepermjet kerkeses per takim me Edi Ramen.

Madje ne kete kohe te mbetur nuk realizohet asgje, keshtuqe mazhoranca realizoi qellimin e saj duke perdorur per funksionimin e parlamentit opoziten parlamentare.

Kaq i duhej kesaj mazhorance opozita parlamentare. Prandaj kerkesa e tyre per takim me edi ramen eshte nje deshtim tjeter i radhes se opozites parlamentare.

Mos e beni kete gabim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA