Disa ditë më parë sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet oshëtinte nga mijëra njerëz që ishin mbledhur në një manifestim paqësor, në lidhje me ngjarjen e abuzimit seksual të një 15-vjeçareje nga roja i shkollës.
Protesta e titulluar për “fëmijërinë e vjedhur” paralelisht me Tiranën, u zhvillua dhe në Durrës, ndërsa ditët në vazhdim u mbajt në Vlorë, Korçë dhe disa qytete të tjera të Shqipërisë. Ndërkaq, e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pedagogia Iris Luarasi.
Gjatë fjalës së saj ajo paralajmëroi zhvillimin e një tjetër manifestimi, këtë herë në qytetin e Kamzës (qytet në të cilën ndodhi ngjarja tronditëse, ku 15-vjeçarja u përdhunua nga roja i shkollës). Luarasi zbuloi se manifestimi do të mbahet të enjten e ardhshme ( datë 18 qershor) rreth orës 18:00.
“Njerëzit të bashkohen. Manifestime kanë ndodhur në disa qytete. Të enjten që vjen protesta zhvendoset në Kamëz, do të bëhet ose në orën 18:00 ose në 18:00”, tha Iris Luarasi.
Top Channel