E ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte moderatorja Aulona Musta. Në studio po flitej mbi abuzimet seksuale ndaj të miturve, duke marrë shkas dhe nga ngjarjet e fundit që kanë tronditur opinionin publik, ku një 15-vjeçare në periferi të kryeqytetit është abuzuar seksualisht nga roja i shkollës.
Ndërkaq, gjatë fjalës së saj Aulona tha se për të pedofili është dhe kur prindërit apo gjyshërit puthin fëmijët në organet gjenitale.
“Kjo mënyra e shëmtuar që ne kemi, që realisht për mua është pedofili ajo që bëjnë edhe prindërit vetë, por edhe gjyshet edhe gjyshërit që marrin fëmijët dhe i puthin në organet gjenitale. Mos ta harrojmë këtë detaj. Në Shqipëri është normale që vajzën dhe djalin një muajsh, dy muajsh foshnjën ti ta marrësh dhe me përkëdheli të thuash, të keqen mami, të keqen babi dhe ta puthësh në organet gjenitale, është pedofili”, u shpreh Aulona.
Top Channel