Protestuesit në Bristol të Anglisë rrëzuan dhe tërhoqën zvarrë nëpër rrugë statujën e Edward Colston, tregtar skllevërish në shekullin e 17-të, i cili njihet dhe si filantrop.
Rrëzimi i statujës nga turmat e zemëruara erdhi në valën e indinjatës që ka shkaktuar rasti i 46-vjeçarit George Floyd në Amerikë. Tubuesit hodhën një litar dhe e tërhoqën poshtë, ndërsa njëri i vuri statujës gjurin në fyt, duke rikrijuar skenën e vdekjes së Floyd-it.
Colston ka qenë pjesëtar i Della Royal African Company, e cila thuhet të ketë transportuar rreth 80 mijë burra, gra e fëmijë nga Afrika në Amerikë. Kur vdiq në 1721-shin megjithatë, pasurinë e tij e dha të gjithën për bamirësi. Në Londër është përdhosur sakaq statuja e Winston Churchill, mbi të cilën protestuesit kanë shkruar: “Ishte racist”! Përplasje të dhunshme u shënuan sakaq sot mes tubuesve dhe policisë përpara ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Londër.
“Njerëzit kanë që në 1619-ën, tani boll më! Erdha këtu duke e ditur rrezikun e koronavirusit, por ia vlen të rrezikoj sepse duhet ta ndalojmë të gjithë bashkë padrejtësinë racore që po ndodh në mbarë globin”, shprehet Cosmos Cupid, ushtar britanik.
Top Channel