Partia Demokratike po angazhon strukturat e veta duke i përgatitur për dy palë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka zhvelërësuar ndërkohë qëndrimet e opozitës, duke theksuar se zgjedhjet, si ato parlamentaret, apo dhe lokalet do të mbahen sipas parashikimeve kushtetuese.
“Tani që zoti Basha nuk ka se si të mbajë Xhelalin Mziun me gajret, i bie kjo të jetë çështje e brendshme PD. Zgjedhjet për organet e pushtetit vendore, duhet të jenë më 15 prill ose 15 maj të vitit 2023. Ndërsa sa i përket Bashkive të Durrësit, Vorës, Rrogozhinës, Shkodrës ajo është kompetencë e presidentit. Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, sipas ndryshimeve të reja të Kodit, zgjedhjet parlamentare do të jetë më 9 maj të 2021. Kjo është një ditë shumë e mirë, presidenti duhet të mendojë dhe ta dekretojë këtë datë, pasi zgjedhjet e ardhshme mund të përkojnë me ditën e fitores kundër pushtimit nazifashist, apo siç njihet ndryshe Dita e Europës”, deklaroi Balla.
Top Channel