Durrësi, si Napoli/ Qyteti është mbytur nga plehrat në rrugë

08/06/2020 19:22

Qyteti i Durrësit po provon krizën që disa vite më parë kaloi Napoli në Itali.

Kriza e menaxhimit të mbetjeve urbane ka bërë që në rrugët e qytetit të Durrësit koshat e mbeturinave të jenë të tejmbushur dhe të papastruar. Me arsyetimin se nuk ka një landfill, bashkia e Durrësit ka gjetur disa zgjidhje të papërshtatshme, si hedhja në rrugë e mbetjeve. Për banorët e Durrësit, situate e krijuar është e papranueshme.

Bashkia e Durrësit nuk jep zyrtarisht në komunikim me gazetarët asnjë shpjegim të situatës së krijuar. Çdo ditë thuhet nën zë se priten fonde dhe se mbetjet do dërgohen në landfillin e Tiranës, por ajo çka po ndodh është se mbetjet e Durrësit po ndotin jo vetëm qytetin në prag të sezonit turistik, por edhe zonat rurale përreth.

Top Channel