Billie Eilish njihet si artistja me stilin më të veçantë të të veshurit e cila gjithmonë surprizon me paraqitjet e saj në evente të mëdha muzikore.
Me rroba të gjera dhe shumëngjyrëshe e ndonjëherë me stil djali, këngëtarja 18-vjeçare ka treguar për herë të parë arsyen përse ka vendosur të ketë këtë stil.
Shumë herë është komplimentuar për veçantinë por akoma më shumë është paragjykuar nga fansat të cilët duket se nuk e kuptojnë përse Billie nuk ka një pamje prej një zonjushe.
Në një intervistë për “GQ”, Billie Eilish u shpreh se ka vendosur të vishet në këtë mënyrë pasi nuk ndihet e dëshiruar nga meshkujt.
“Të dashurit që kam patur smë kanë bërë kurrë të ndihem e dëshiruar fizikisht, asnjëri prej tyre. Kjo çështje ka qenë gjithmonë delikate për mua. Prandaj unë vishem kështu sepse nuk dua të mendoj fare për djemtë dhe nuk dua që ata që më shohin të komentojnë format e mia trupore” -tha ajo.
Top Channel