Veliaj: Mund të organizojnë gjithë helmin e botës, por qyteti nuk kthehet pas në batërdinë e 2015-s

07/06/2020 19:42

Erion Veliaj ka publikuar në twitter disa foto të sotme ku fëmijët të shoqëruar dhe nga prindërit e gjyshërit e tyre kishin mbushur këndet e lojërave në këtë park.

“Tirana sërish në Park. Mund të organizojnë gjithë helmin e botës, por TR nuk kthehet më pas në batërdinë e 2015! Shi do bjerë e do kullojë! Tërmete do ketë e do rindërtojmë. Viruse do vijnë e do i mundim! Për fat ky qytet po rrit një brez pa lidhje me urrejtjen e dhunën”, shkruan Veliaj.

Ajo që bie në sy nga fotot është dhe hapësira e veçantë kushtuar katërputroshëve, ku tashmë ata kanë një hapësirë brenda parkut pa shqetësuar qytetarët e tjerë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA