Më në fund kemi mundësinë të ndjekim PërPuthen në formën e saj origjinale. E themi këtë sepse studio mirëpriti të gjithë konkurrentët, edhe ato që ndodheshin jashtë kufijve të Shqipërisë. Një nga konkurrentët që i ka munguar këto kohë studios së “PërPuthen” është Lulzimi. Por rikthimi i tij nxiti një debat me Brikenon.
Brikeno: Për aq kohë sa ke thënë që nuk dua të bëj debat me Brikenon. Ke thënë në një moment s’kam për të bërë debat me Brikenon, por ke hyrë Live dhe në Instagram ke përmendur Brikenon.
Lulzimi: I përmbahem të gjitha debate që ka bërë me ty. Por ti nuk ke të drejtë të më përmendësh emrin.
Brikeno: Unë i përmend emrin kujt të dua unë. Nëse se pëlqen kufiri u hap dhe mund të ikësh.
Lulzimi: E di sa të lumtur keni qenë sepse unë nuk mund të isha këtu. Kam bërë statusin dhe kam thënë që së shpejti do të vij në Tiranë dhe të gjithë ishin në gjumë. Por nuk pres gjë nga ty sepse ti dërgon vetëm letra dashurie.
Brikeno: Ndërsa ti thua që unë aktroj.
Lulzimi: Po e kam thënë sepse aktor jam.
Brikeno: Ti nuk je aktor por figurant.
Lulzimi: Ti nuk mundesh dot të jesh aktor sepse e ke barkun e madh.
Brikeno: Ka shumë aktorë barkun e madh. Pa i përmend me emra sepse janë legjenda.
Lulzimi: Unë kam gjashtë kocka në bark.
Brikeno: Ke gjashtë kocka, po s’ke dy kocka këtu (bën me shenjë nga koka).
Lulzimi: Më kanë ardhur mesazhe për ty më kanë thënë ç’a merresh me atë kokëmadhin.
Top Channel