19/11 07:15
Nga Laçi presidenti Ilir Meta e cilësoi një hap të rëndësishëm marrëveshjen mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.
Meta tha se do të kishte pasoja, nëse do të kishte një reformë të njëanshme zgjedhore.
“Mendoj që është hedhur një hap i rëndësishëm përpara. Kam parasysh se do të kishte pasoja, nëse nuk do të kishim një marrëveshje konsensuale mes palëve. Ndoshta ka shumë qytetarë që nuk janë shumë të lumtur, sepse kanë pritur ndryshime edhe më thelbësore të sistemit, por sidoqoftë fakti që kemi një marrëveshje konsensuale është shumë pozitive, pasi do të kishte pasoja, nëse do të kishte një reformë të njëanshme zgjedhore”, u shpreh Meta.
Top Channel