27/12 21:44
Ka përfunduar edhe java e parë e fazës së katërt në Superiore ku ka pasur disa rezultate interesante.
Vlen të përmendet fakti se janë shënuar 18 gola në 5 takimet e zhvilluara, ku Laçi-Vllaznia ishte ndeshja që pati më shumë gola, plot 7 të tillë.
Tirana fitoi në fushën e Luftëtarit me rezultatin 0-5, ndërsa Kukësi mposhti me rezultatin 1-3 Partizanin që e shikon veten në vendin e tetë.
Skënderbeu mposhti Flamurtarin me rezultatin minimal 1-0, po aq sa fitoi edhe Bylis ndaj Teutës, gol që u shënua në minutat e fundit të takimit.
Top Channel