Më 25 mars u shkarkuan nga Qeveria e tash po kërkojnë zgjedhje të reja. Qeveria Kurti ra me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga partneri i saj qeverisës, LDK, parti kjo që tash ka formuar qeverinë e re.
E në Vetëvendosje kanë nisur peticionin e nënshkrimeve të qytetarëve për shkuarje në zgjedhje të reja.
Në këtë parti thonë se përgjigja qytetare është e jashtëzakonshme në mbështetje të kërkesës kundër atyre që tradhtuan vullnetin e shprehur më 6 tetor.
“Deri sot janë mbledhur 150 mijë nënshkrime dhe peticioni ende po vazhdon. Ditëve në vijim do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në çdo fshat e lagje për të lehtësuar procesin e nënshkrimit të peticionit për të gjithë qytetarët që duan ta plotësojnë atë”, shkruan Vetëvendosje në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Sot u bënë një javë prej kur filluam mbledhjen e nënshkrimeve në peticionin online për të vazhduar të nesërmen edhe atë fizik gjithandej nëpër Rëpublikën e Kosovës.
Kërkesa është një: “Duam Zgjedhje!”, ndërkaq përgjigja qytetare është e jashtëzakonshme në mbështetje të kësaj kërkese të drejtë dhe legjitime përkundër atyre që pasi tradhtuan vullnetin e shprehur me 6 tetor vazhduan edhe ta vjedhin atë.
Me vullnet të vjedhur nuk do të mund as të qeverisin e as të përvjedhin ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin.
Deri sot janë mbledhur 150 mijë nënshkrime dhe peticioni ende po vazhdon. Ditëve në vijim do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në çdo fshat e lagje për të lehtësuar procesin e nënshkrimit të peticionit për të gjithë qytetarët që duan ta plotësojnë atë.
Top Channel