Valë e dytë e pandemisë? Orë policore dhe kufizim lëvizjeje, ç’po ndodh në Maqedoninë e Veriut

05/06/2020 18:44

Gati 180 infektime të reja dhe dy vdekje u shënuan në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Pjesa dërmuese e rasteve, 105, mbeten në Shkup, ndërsa të tjerat janë në Kumanovë, Dibër, Shtip e Strugë. Rritja e numrit të të infektuarve në vend ka bërë që nga dita e enjte të rikthehen masat e ndalimit të plotë lëvizjeve në disa prej zonave më të goditura nga sëmundja, ku lëvizja është ndaluar nga ora 21:00 deri të hënën në orën 05:00, ndërsa në qytetet e tjera do të ketë regjim më të lehtë të ndalimit të lëvizjes.

E teksa shtypi vendas ngre pyetjen nëse kjo është vala e dytë ë shumëpërfolur e pandemisë, me vendosjen e orës policore dhe kufizimit të lëvizjes në fundjavë, një numër i madh njerëzish kanë nxituar të largohen nga Shkupi duke vërshuar nëpër qytete të tjera përfshirë Ohrin e Shkupin. Kjo pavarësisht se drejtuesit e institucioneve kanë bërë thirrje për respektimin e masave, pasi në të kundërt mund të aplikohen masa shtesë, jo vetëm të ndalimit të punës së bizneseve, por edhe të lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin.

Në fund të majit, Këshilli i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut kryetarin e këtij institucioni, Sulejman Rexhepi. Vendimi për shkarkimin e Rexhepit vjen pas një sërë veprimesh nga ai, që kanë nxitur reagime në opinionin e gjerë, përfshirë edhe atë të martesës me një vajzë 50 vjet më të re, por edhe prononcimi i tij gjatë Festës së Bajramit, kur deklaroi se koronavirusi është i vdekur duke i nxitur njerëzit të dalin. Kjo deklaratë u kundërshtua ashpër nga drejtuesit e institucioneve shëndetësore, të cilët kërkuan kujdes nga vlerësimet e tilla, pasi, sipas tyre, mund të kenë pasoja të rënda në opinion.

Sakaq për shkak të rritjes së numrit të infektimeve ditët e fundit, në Maqedoninë e Veriut nuk do të rinisë kampionati i futbollit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA