Mirsad Jonuz largohet zyrtarisht nga drejtimi i Vllaznisë. Ai ka konfirmuar largimin nga Maqedonia, ku është rikthyer para tre ditëve.
“Kjo eshte nje situate e rende per te gjithe. Nuk ka lidhje rroga ime por lojtaret ankoheshin cdo dite, jo parate, jo dritat jo kjo jo ajo. Nuk mund te vazhdohej me, u be stresuese per mua. Tashme cdo gje ka perfunduar. I thashe klubit qartazi, nuk mund te vazhdohet.Dua ti falenderoj tifozet per mbeshtetjen, lojtaret do te doja ti falenderoja. Ky eshte vendimi im” shkruan ai.
Kontrata e Jonuz me Vllazninë zyrtarisht ka përfunduar me 31 Maj por klubi gjatë këtyre ditëve ishte në tratative për rinovimin por siç duket gjendja e krijuar për shkak të pagave të lojtarëve, ka bërë që maqedonasi të largohet përfundimisht.
Top Channel