Rinovimi i Messit, Bartomeu gati “të lëvizë gurët”

05/06/2020 14:48

Josep Maria Bartomeu, president i Barcelonës, dëshiron të fillojë aktivizimin e rinovimit të kontratës së Leo Messi, angazhimi i të cilit me ngjyrat “blaugrana” përfundon në vitin 2021.

Sipas medieve në Spanjë, brenda javës tjetër mund të zhvillohen kontaktet e para midis dy palëve.

Nuk bëhet fjalë për një marrëveshje të shpejtë. Do të jenë bisedime paraprake, ndërsa pjesa më e madhe e negociatave do të zhvillohet sezonin e ardhshëm. Kjo ka qenë ideja që Messi ka pasur gjithmonë dhe kështu do të ndodhë.

Skuadra është në lojë si për La Ligan ashtu edhe për Ligën e Kampionëve dhe negociatat do të intensifikohen më vonë. Tani bisedimet do të shkojnë deri në atë nivel sa për të kuptuar pozicionet palëve.

Nga ana e klubit, negociatat do të kryhen personalisht nga Bartomeu së bashku me Oscar Grau, ndërsa futbollisti do të përfaqësohet nga babai i tij, Jorge Messi.

Pavarësisht nga kohëzgjatja e kontratës, Messi dëshiron të ruajë mundësinë së ndërprerjes së saj vit pas viti, ashtu siç kishte vepruar deri më tani. Lojtari tashmë ka bërë në shumë raste. Ai dëshiron ta ketë fatin në duart, nëse e sheh se nuk është më në gjendje të performojë në nivelin më të lartë.

Leo do të jetë 33 vjeç këtë muaj dhe, megjithëse tani është shumë mirë fizikisht, ai është i vetëdijshëm se mosha nuk e lejon të shohë larg. Është shumë e rëndësishme që ai ta përfundojë karrierën në “Camp Nou” në gjendje të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA