
Shtimi i rasteve me koronavirus dhe numri i vdekjeve së fundmi ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut të fshijë përfundimisht pjesën e mbetur të sezonit futbollistik.
Me një vendim drastik së bashku me federatën, është pezulluar kalendari për ligat e para, për futbollin e femrave dhe atë të sallave, e kjo nxjerr afrofe dhe skuadrat që shkojnë në kupat kontinentale.
Fillimisht ishte vendosur që të luheshin ndeshjet pa shikues në fqinjin tonë por rastet e shtuara me Covid-19 i detyruan autoritetet të marrin vendimin ekstrem.
Renditja aktuale në ligën maqedonase sheh Vardarin të parin dhe me të drejtën të luajë në Champions, por licenca e munguar për Evropën, mund ti japë Sileksit si dhuratë, kalimin në turneun elitar kontinental. Por më e rëndësishmja nga kjo situatë e pazakontë, është kualifikimi i 3 skuadrave shqiptare në kupat evropiane, Shkëndija dhe Renova, dy formacionet e Tetovës që kanë patur së fundmi raste me koronavirus, dhe skuadra e Shkupit, që është me bazë shqiptare.
Maqedonia e Veriut gjithashtu ka kërkuar nga UEFA që ndeshjen e play off për Evropianin e futbollit, ajo ndaj Kosovës e programuar në Shkup, të shtyhet për një datë tjetër dhe të mos spostohet në fushë neutrale, diçka nga e cila do përfitonin Dardanët e trajnerit Shaland.
Top Channel