Vijojnë kontrollet dhe monitorimet nga Policia e Shtetit në zonat e thella pyjore me në fokus parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit janë angazhuar forca të shumta policie dhe tre dronë.
Kontrollet masive vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Berat, në tokë nga punonjësit e Policisë dhe nga ajri me dronë.
Si rezultat i kontrolleve me dronë deri tani nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të kanabisit.
Ndërsa gjatë kontrollit me këmbë të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në zonën e Poliçanit u konstatua një rast tentative kultivimi. Policia ka vënë në pranga shtetasin V. M., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ka shpallur në kërkim shtetasin L. M., 36 vjeç banues në Tiranë, pasi në një pjesë pylli që e kishin shpyllëzuar, në vendin e quajtur “Gorica e madhe”, në fshatin Panarit, Bashkia Poliçan, u evidentuan 253 bimë narkotike.
Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, duke kontrolluar çdo cep të territorit, edhe në zonat më të largëta, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.
#ShqipëriPaKanabis
Top Channel