Një faqe italiane lajmesh, Pianeta Italia News, publikoi tre vite më parë, lajmin sipas të cilit 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për tu groposur.
Lajmi, siç u tha më vonë, ishte i rremë ndërkohë që sot, media italiane flet për një ish senator italian të arrestuar dhe lidhjen e tij shqiptare, që duket se qëndrojnë pas një skeme që kishte si qëllim rrëzimin e qeverisë shqiptare. Bëhet fjalë për ish senatorin italian, Sergio de Gregori, tashmë të arrestuar, që siç shkruan e përditshmja Il Fatto Quotidiano, në 2017, kishte financuar aktivitetet e një këshilltari aktual të presidentit Ilir Meta, që nga ana tjetër, i kishte ngarkuar atij detyrën të organizonte një fushatë denigruese kundër qeverisë shqiptare.
Sipas dokumenteve të operacionit të quajtur ‘Pianeta Italia’, ish parlamentari italian që në 2008 u bë i njohur për kontributin në rënien e qeverisë Prodi, akuzohet për shantazh dhe riciklim parash. Sipas il Fatto Quotidiano, këshilltarit me inicialet I.K. de Gregorio i kishte derdhur shumën prej 30 mijë eurosh, pjesë kjo e një shume totale prej 55 mijë eurosh që de gregorio kishte marrë hua nga një shtetas që nuk është pjesë e hetimit.
Për lajmin në fjalë ka reaguar vetë Ilir Kulla.
“Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyren” qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore”, shkruan ai në facebook.
Reagimi
Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakenews e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore. Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per “detyren” qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore. Ilir Kulla
Top Channel