Gjykata e Apelit shfuqizon masën e pezullimit/ Rimerr detyrën Luan Daci, i akuzuar për falsifikim dokumentesh

05/06/2020 18:05

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar vendimin e pezullimit nga detyra të gjyqtarit Luan Daci, pas akuzës për falsifikimit të dokumenteve.

Daci akuzohej se në aplikimin e kryer prej tij në shkurt të vitit 2017, për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″. Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, në vitin 1997 është shkarkuar nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi.

Por me vendimin e sotëm të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Daci rikthehet në detyrë. Hetimet për të do vijojnë nga SPAK, ndërkohë që kjo nuk do ta pengojë atë të ushtrojë detyrën pranë KPA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA