CRCA/ECPAT Shqipëri kërkon vendosjen në Kodin Penal të Kastrimit Kimik për pedofilët!

05/06/2020 10:27

Ngjarja më e fundit e dhunës seksuale ndaj një vajze 15 vjeçare, ka bërë që Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri risolli në vëmendjen e Kuvendit të Shqipërisë, deputetëve, medias dhe publikut të gjerë, kërkesën e bërë publike 5 vite më parë, për miratimin e Regjistrit Kombëtar i Krimeve Seksuale ndaj Fëmijëve.

Deklarata

Në vitit 2015, CRCA/ECPAT Shqipëri, për herë të parë i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë, krijimin e një Regjistri Kombëtar me të dhëna të personave rezidentë në Shqipëri të dënuar me vendim të formës së prerë nga ana e gjykatave vendase apo edhe në vende të tjera, që kanë kryer vepra penale seksuale ndaj fëmijëve. Megjithatë në këto 5 vjet, ndonëse Kuvendi mund të ketë ndryshuar e miratuar shumë ligje, nuk ka denjuar të ndërmarrë asnjë diskutim apo nismë ligjore në këtë drejtim.

Sidoqoftë, nisur nga kjo mungesë e vëmendjes së ligjvënësit për të mbrojtur fëmijët nga grabitqarët seksualë, ekspertët më të mirë të të drejtave të fëmijëve në CRCA/ECPAT Shqipëri, kanë punuar ditët e fundit për të finalizuar nismën ligjore për krijimin e Regjistrit Kombëtar dhe tashmë jemi të gatshëm që ta paraqesim atë si organizatë e shoqërisë civile në Kuvend, pas konsultimit që do t’i bëjmë projekt-ligjit me shoqërinë civile dhe institucionet publike në vend.

Regjistri Kombëtar i të Dënuarve për Krime Seksuale kundër Fëmijëve është një mjet në duart e shtetit dhe shoqërisë shqiptare për të mbrojtur fëmijët nga pedofilët apo çdo person qe mund të shfrytëzojë seksualisht fëmijën. Ai duhet të menaxhohet dhe mirëmbahet nga Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, e cila mbahen të dhëna të vazhdueshme të deklaruara nga vetë i dënuari në lidhje me rezidencën dhe vend-ndodhjen e tij / saj, lëvizjet e personit, udhëtimet etj.

Çdo person që është dënuar për krime seksuale deri në periudhën që parashkruhet vepra penale, qendron i regjistruar në regjistër dhe është në komunikim të vazhdueshëm me rajonin e policisë ku ai/ajo jeton. Nga ana tjetër, kur personi udhëton nga një shtet në tjetrin, strukturat e Ministrisë së Brendshme ose të Policisë njoftojnë shtetin ku personi do të udhëtojë, në mënyrë që të merren masa në kohë që personi të mos ketë mundësi të ketë kontakt me fëmijët. E njëjta procedure ndiqet edhe për levizjet e brendshme të personit.

Regjistri është i aksesueshëm vetëm nga institucionet publike dhe private që punojnë me / për fëmijët dhe që sipas ligjit kanë për detyrë të mbrojnë fëmijët. Në këtë aspekt, cdo institucion si psh shkolla, apo OJF apo institucion i vuajtes së dënimit etj, këkrojnë të dhëna për çdo person.
CRCA, gjithashtu ka nisur të gjitha përgatitjet për të vendosur në Kodin Penal kastrimin kimik të pedofilëve.

Kastrimi kimik është një trajtim nëpërmjet barnave në një person që vuan nga pedofilia dhe që është përdorur që nga viti 1944 për të ulur nivelin e testosteronit te burrat, duke parë si hormonin që shkakton shtytjen e seksit. Bëhet përmes administrimit të ilaçeve antandrogjen, qoftë në formë pilulash, ose më shpesh përmes injeksioneve.

Kjo metodë ndiqet në shumë vende të botës si në Argjentinë, Australi, Angli, Gjermani, Poloni, Moldavi, Estoni, Rusi, Francë, Danimarkë, Kanada, Zelanda e Re, Izrael, Indi, Indonezi, Korea e Jugut dhe 8 shtete në Amerikë.

Krimet seksuale përbëjnë një ndër krimet dhe shkeljet më të rënda për integritetit fizik, moral dhe emocional të fëmijëve duke tjetërsuar çdo aspekt të qënies dhe të të drejtave të tyre. Ndaj në këtë aspekt janë institucionet publike ato që kanë për detyrë të mbrojnë fëmijët nga çdo formë e dhunës dhe shfrytëzimit seksual. Vetëm gjatë vitit 2019 deri më sot në Shqipëri nga 66 fëmijë që kanë përjetuar dhunën 55 prej tyre janë fëmijë të dhunuar dhe ngacmuar seksualisht në ambientet e tyre të shkollës dhe shtëpisë.

Për më shumë info, kontaktoni:

Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv
CRCA/ECPAT Shqipëri
E-mail: [email protected]
Tel: 0675002025

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA