Vijon operacioni kundër krimeve mjedisore përgjatë lumit Erzen, gjoba administrative për 10 subjekte që ndotin lumin
04/06/2020 15:45
Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, duke u bazuar në planin e masave për azhornimin e situatës mjedisore të lumit Erzen, në territorin e Qarkut Tiranë ka konstatuar 10 subjekte, të cilat shkarkonin ujëra të ndotura në lumë.
Ndaj këtyre subjekteve IKMT ka marrë masë administrative me gjobë 2 milion lekë për secilin.
IKMT dhe Policia e Shtetit vijon evidentimet për parandalimin e masakrës mjedisore në lumin Erzen dhe kudo tjetër dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi që shkakton ndotje, duke ftuar çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.
Top Channel