Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Në Pogradec, specialistët për hetimin e krimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 37 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases M. H., 33 vjeçe.
Si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit P. K., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë në lagjen nr. 1, në aktivitetin privat të tij të përpunimit të drurit të cilin e ushtronte pa dokumentacionin përkatës, u konstatuan dy punonjës të pasiguruar.
Në Maliq, specialistët për hetimin e krimeve filluan procedimin penal ndaj shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, pasi në fshatin Podgorie, ky shtetas u kap me mjetin tip “Ifa” pa targa, duke transportuar 12 m kub dru zjarri, pa dokumentacion përkatës.
Në Korçë, specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar, filluan procedimin penal ndaj shtetasit K. R., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Boboshticë, u kap duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 8 m kub dru zjarri, sasi për të cilën ky shtetas ka paraqitur përpara punonjësve të policisë një faturë shoqërimi të dyshuar si të falsifikuar.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë për veprat penale “Dhuna në familje”, “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm”, “Prerja e paligjshme e pyjeve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Top Channel