“Testikujt t’i jep natyra, emancipimin arrije vetë”/ Pankarta të shumta në marshimin e Tiranës
04/06/2020 18:24
Qytetarë të thjeshtë (veçanërisht vajza dhe djem) si dhe personazhë publikë i janë bashkuar marshimit në Tiranë kundër abuzimeve seksuale.
Protesta paqësore, e cila nisi në orën 16:00 tashmë është zhvendosur te Ministria e Arsimit. Shkak u bë rasti i 15-vjeçares së përdhunuar nga roja i shkollës.
Një hapësirë të veçantë mediatike duket se po marrin pankartat e shumta. të cilat kanë mundur të tërheqin vëmendjen me mesazhet e tyre.
“Ti nuk je fajtore”, “Heshtja është mohim”, “Jo është jo”- shkruhet në disa prej tyre.
Top Channel