Subvencionet për fermerët/ Bletërritësi që e nisi me pak koshere dhe sot ka 200 pas mbështetjes nga AZHBR

04/06/2020 20:30

Ky që po shihni në ekran është Lulzim Cani, bletërritës nga Elbasani.

Gjithçka nisi nga pasioni, të cilin tashmë e ka kthyer në profesion. Si fillim Lulzimi mbante pak koshere, por duke parë që bleta i sillte të ardhura vendosi që ta kthente në biznes aktivitetin e tij.

Sot ai ka 200 bletë, të cilat i ka ndarë në disa parqe natyrore. Sipas Lulzimit, për shtimin e koshereve ka ndihmuar dhe subvencioni që ka marrë prej tre viteve nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

Për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetje për Fermerët aplikimi kësaj herë është online. Sipas  fermerëve kjo metodë aplikimi, që kërkon vetëm deklarimin e fermerit i ka kursyer atyre kohe dhe mundim.  Që një fermë të rritet ka nevoje jo vetëm  për punë,por edhe mbështetje nga shteti. Hartimi i politikave mbështetëse do të rriste prodhimin vendas dhe ekonominë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA