Shkoi të sqaronte sherrin me një qytetar, 38-vjeçari vihet në pranga pasi goditi policin

04/06/2020 10:19

PËRRENJAS – Një 38-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se për shkak të detyrës ka goditur në punonjës policie.

I arrestuari është A. H., 38 vjeç, banues në fshatin Rrajcë-Fushë, Përrenjas, pasi ka shkuar në Stacionin Policor Përrenjas për sqarimin e mosmarrëveshjes me një qytetar dhe gjatë bashkëbisedimit me punonjësin e Policisë e ka goditur atë për shkak të detyrës.

Njoftimi i policisë:

Goditi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, në ambientet e Policisë,  vihet në pranga 38-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin Policor Përrenjas arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.H., 38 vjeç, banues në fshatin Rrajcë-Fushë, Përrenjas, pasi ka shkuar në Stacionin Policor Përrenjas për sqarimin e mosmarrëveshjes me një qytetar dhe gjatë bashkëbisedimit me punonjësin e Policisë e ka goditur atë për shkak të detyrës.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA