Te kujdesesh për 3 djem invalidë ne moshën 87-vjeçare dhe të jesh me këmbë të gjymtuar nuk është aspak e lehtë. Kjo është sakrifica e Nazif Hysllarit në Zhamë të Lushnjes.
Ne këtë familje me 6 anëtarë, 3 djemtë janë invalide dhe me probleme të shëndetit mendor. Gjendja shëndetësore e fëmijëve të tij e detyroi Nazifin të shpërngulej vite më parë nga Mokra e Pogradecit.
Sot që më i madhi është 48 vjeç dhe me i vogli 38 asnjë nuk është në gjendje për punë.
87-vjeçari dhe shoqja kujdesen për fëmijët që shpesh siç tregojnë bëhen te dhunshëm. një prej djemve nuk merr as kemp prej tre vitesh
I vetmi që i rri me pranë kësaj familjeje është një fqinj
Përballë mjerimit të kësaj familjeje, ata që i njohin thonë se nuk duhet lëmoshë por të marrin atë që i takon.
Top Channel