Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga koha kur ambasadorja amerikane Yuri Kim i kërkoi Lulzim Bashës ti thojë “PO” marrëveshjes së negociuar duke e lënë topin në fushën e tij.
Por nga ana e liderit demokrat nuk ka ende një përgjigje. Për t’u konsultuar pasditen e se enjten Lulzim Basha mblodhi në seli dy negociatorët e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili si dhe tre kryetarët e partive aleatet Monika Kryemadhi Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi.
Si rrallëherë aleatët në përfundim të mbledhjes heshtjen Administrata Zgjedhore mban pezull marrëveshjen pasi opozita nuk ka besim tek procesi i depolitzimit që ofron mazhoranca me punonjës të administrarës publike dhe kërkon garanci.
Takimi i Lulzim Bashës me aleatët nuk ishte i vetmi. Ai në mesditë u takua me diplomatin gjerman pasi ky i fundit zhvilloi një takim pune me ambasadoren amerikane atë të be-së dhe OSBE dhe ambasadorit britanik.
Top Channel