Në manifestimin që po zhvillohet në sheshin Nënë Tereza në kryeqytet, për përdhunimin e 15-vjeçares nga roja i shkollës, ka marrë pjesë dhe gazetarja Zhaklin Lekatari.

Zhaklin sistematikisht ka ngritur zërin për të drejtat e grave dhe edukatës seksuale. Dhe gjatë fjalës së saj në manifestim ajo u shpreh se nuk duhet bërë protesta paqësore sepse  nuk sjellin asnjë dobi. “Gjërat duhet kërkuar në mënyrë agresive”, tha Zhaklin. Ndër të tjera ajo shtoi se protestat priten të përshkallëzohen. Paralelisht me Tiranën manifestimi është zhvilluar dhe në Durrës. Ndërsa ditët e tjera pritet të realizohet në Vlorë dhe Korçë.

“Kryesisht është çështje mentaliteti, ne nuk e zhbëjmë me dhunë, dhuna zhbëhet me mësim me edukim. Protesta të tilla janë të mira sepse mbjellin farat tek brezat e rinj, mënyra sesi ne i kërkojmë gjërat të jetë më agresive. Na vrasin përditë dhe ne bëjmë protesta paqësore me pankarta në duar. Sot u zhvillua një protestë në Durrës nesër në Korçë ditët e tjera pritet në Vlorë. Ne nuk jemi vetvetja pa qenë vetja. Pa pranuar veten ne nuk realizojmë protesta. Një person se është dhunues shkon 15 vite në burg si do të dalë nga burgu i shëruar? Jo do të dalë më keq. Por një burrë që ka rrahur gruan bëri 15 vite burg dhe do të dalë nga burgu do të shkoj në shtëpi dhe do të marrë hakun ndaj gruas. Ne duhet të jemi aktiv me vepra, edukimi sjell vepra”, tha Zhaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA