Peshonte 114 kilogramë, nëna e dy fëmijëve bën ndryshimin drastik në trup pas 18-vitesh martesë (FOTO)

04/06/2020 11:39

Një nuse e cila peshonte shumë ditën e dasmës dhe bashkëshorti nuk e ngrinte lart në prag të derës, ashtu siç e do zakoni, mori vendimin e rëndësishëm për jetën.

Stepth Gill nga Kent ishte 114 kilogramë 18 vite më parë, kur ajo u martua me John. Por pasi nuk bëri dot një ndër ëndrrat e saj realitet, vendosi që në trupin e saj të bënte ndryshimin drastik.

Pasi bëri një ndërhyrje në stomak, ajo arriti që të humbiste 51 kilogramë. E në përvjetorin e martesës, Steph vendosi që të vishte sërish fustanin e vjetër të nusërisë, e kësaj radhe John arriti që ta merrte në krah.

Gill tregon se pasi bëri ndërhyrjen në stomak, i është dashur që të mbajë një regjim strikt dhe se nuk duhej që të kequshqehej.

Ndërsa për fustanin e saj të nusërisë që e kishte veshur edhe 18 vite më parë, nëna e dy fëmijëve tregon: “Kisha frikë kur hapja kutinë, pasi mund të ishte kthyer në të verdhë. Nuk e kisha parë që ditën që e kisha hequr dhe paketuar pas dasmës”.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA