Në Open në Top Channel po diskutohet për reformën zgjedhore ku palët janë në tavolinë me në krye ambasadën e SHBA-së si negociatore.
Një përplasje e fortë u zhvillua mes Carlo Bolinos dhe Andi Bushatit. Përplasja nisi kur Bolino i tha Bushatit që ka marrë prona kur PD-ja ishte në pushtet.
Pjesë nga debati:
Bolino: Mbroni ish-qeverinë. Keni marrë prona nga ish qeveria.
Bushati: Çfarë prone kam marrë unë?
Bolino: Keni marrë reklama nga Gener 2 që ka marrë 140 h tokë publike. Keni mbrojtur 21 janarin. Jam i vetmi që e kam denoncuar.
Bushati: Ajo ka marrë edhe nga Rama. Unë nuk varem pas bol*eve të dashit dhe mbroj atë që me jep prona.
Bolino: Mos bëj si i virgjër, është e ulët që një gazetar të përdor median e tij të sulmojë gazetarët.
Bushati: Të mos e flasësh mirë shqipen nuk do të thotë të bësh si gore.
Bolino: Është e ulët të sulmosh nj analist. Unë nuk kam marrë prona si ti.
Buhati: E ke pranuar vetë. I ke marrë me 1 euro.
Bolino: Kjo është shpifje.
Top Channel