Pandemia pengon pelegrinët Elbasan, përkujtohet Shën Joan Vladimiri, mungojnë sllavët

04/06/2020 15:43

Ndonëse në numër të vogël dhe me disa rregulla higjiene të shtuara besimtarët kanë festuar si çdo vit Ditën e Shën Joan Vladimirit.

Kjo ditë është shënuar si e tillë pasi disa shekuj më parë princi malazes Shën Joani mendohet të ketë nisur predikimin e fesë ortodokse në këto zona.

Duke besuar në mrekullitë e tij besimtarët i janë drejtuar Kishës në fshatin Shijon të Elbasanit pa menduar gjatë për pandeminë.

Por festa është shumë e rëndësishme sidomos për malazezët të cilët kremtojnë princin e tyre, eshtrat e të cilit gjenden në këtë fshat të Elbasanit. Për herë të parë ata nuk kanë mundur të vijnë në Shqipëri.

Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Andon Merdani uroi besimtarët në këtë ditë të shënuar për besimin ortodoks e ndërsa përcolli mesazhe për ngjarjet e mëdha që sot trondisin botën.

Ne kuadër të masave të marra kundër Covid 19 mesha e mesnatës u shkurtua në kohë, ekspozitat me ikonat e rralla të Shën Joan Vladimirit u anuluan ndërsa në hyrje të kishës të binte në sy dezinfektuesi i duarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA