Lëkundjet sizmike të ditëve të fundit kanë shtuar pasigurinë për jetën te banorët e një pallati në lagjen nr.5 të Durrësit.

I dëmtuar nga tërmeti, pallati vijon të anohet, por ai është klasifikuar në nivelin e dëmit DS2 nga bashkia. Të shqetësuar për situatën që po kalojnë, banorët kërkojnë të ndërhyhet në kohë për rivlerësimin e objektit, pasi riparimi i tij nuk e zgjidh problemin e paqëndrueshmërisë.

“Në matjet e para pallati ka ceduar 41 cm, ndërsa nga matja që është bërë dy javë më parë ka dalë 51.5. Me datë 1 ka lëviz prapë. Jemi në rrezik të madh, ka shumë banorë që banojnë brenda. Ne kërkojmë që të shembet pallati se po na zë kalamajtë brenda. Ky pallat cedon çdo ditë. Në bazë të aktit të ekspertimit, pallati ka dalë me DS2, kur ky është për DS4 apo DS5, të shembet urgjent. Instituti i Ndërtimit e ka nxjerrë të banueshëm, ndërsa Prokuroria e ka nxjerrë të pabanueshëm.”

“Ky pallat nuk është më i qëndrueshëm. Janë bërë dy ekspertiza nga ana e Prokurorisë dhe po vonohen për t’u bërë ekspertizat e tjera, kur duhet nxituar që të dalë vendimi sa më parë për këtë pallat. I lutemi prokurorisë të mbarojë sa më shpejt të gjitha ekspertizat. Të mos humbasë kohë se do jetë fatale”.

“Bashkia na ka nxjerrë në listë për përfitim DS2, në një kohë kur nuk mund të flasim për riparime, kur pallati ka çedim. Inxhinierët na thonë se ky pallat është problem për jetën, mjaft që ju shpëtoi njëherë jetën dhe tani e nxjerrin për riparim.

“Mbrëmë qe tërmeti më i fundit. Të vlerësohet pallati si i pabanueshëm.”

Top Channel