“Ngërç”, me vendgrumbullimi i mbetjeve urbane/ Bashkia e Durrësi kërkesë ministrisë së Financave për fond të posaçëm

04/06/2020 12:40

Bashkia e Durrësi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në këtë qytet nga mbetjet urbane në territorin e saj pas kthimit të vendgrumbullimit të mëparshëm në Porto Romano në një kantier ndërtimi.

Në reagim thuhet se Bashkia e Durrësit, është në bisedime me qeverinë për të zgjidhur përfundimisht problemin e depozitimit të mbetjeve. Më tej thuhet se bashkia e Durrësi i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm.

“Bashkia e Durrësit është në bisedime me qeverinë shqiptare për të zgjidhur përfundimisht problemin se ku do të depozitohen mbeturinat e bashkisë së Durrësit. Po kështu bashkia e Durrësit i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm që do të bëjë të mundur depozitimin e mbetjeve në vendpozitimin më të afërt me Durrësin.” thuhet në reagimin e Bashkisë së Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA