Maqedoni e Veriut/ 120 të prekur me covid-19 në 24 orët e fundit
04/06/2020 11:45
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 120 raste të reja.
Këto të dhëna pritet të konfirmohen gjatë ditës nga institucionet përkatëse, raportojnë mediat vendase.
Ndërkohë ndërmarrja e qarkullimit publik – Shkup, informon se prej sot në ora 21, e deri të hënën në ora 5, transporti publik në qytet nuk do të funksionojë.
Prej aty potencojnë se ndërprerja e përkohshme është në pajtim me vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndalesë të lëvizjes së popullatës në periudhën e cekur në territorin e Shkupit.
NQP njofton se transporti publik sot do të funksionojë deri në ora 21.
Top Channel