Lleshaj për policët pa numra në uniformë: Emrat s’do i merrni kurrë, munden vetëm…

04/06/2020 11:07

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka folur sot në interpelancën e kërkuar nga një grup deputetësh lidhur me veprimet e bëra nga forcat e policisë gjatë operacionit të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar më 17 maj si dhe për arsyen pse policët ishin pa numra në uniformë.

“Policia nuk shkoi vetë me iniciativë më 17 maj në mjediset e teatrit por u thirr, për të përmbushur detyrimin ligjor, policia nuk shkoi si palë por autoritet ligjzbatues për të zbatuar një vendim të ligjshëm, të shqetësuar ata hipokritët e ata që janë shqetësuar sinqerisht duhet të dinë se policia në Shqipëri nuk e ka luksin që ta bëjë vet ligjin, por t’i zbatojë ato pa interpretime, policia u thirr nga policia bashkiake e IMT për të liruar një objekt që ishte pronë e bashkisë e kontrollohej nga një grup pa asnjë tagër, 27 muaj që kjo godinë e uzurpuar nga persona që skanë asnjë tagër ligjor.
Policia u thirr nga autoriteti pronar për shembjen e godinës”, tha ai.

Çfarë alternativash kishte policia në 17 maj? Vetëm dy, ose t’i përgjigjej kërkesës së bashkisë për mbështetje ose ta refuzonte atë. Sigurisht zgjodhi të parën. Besoj fort që të gjitha thirrjet patetike e histerike drejtuar policisë për të braktisur detyrën që përsëriten prej tre dekadash në këtë vend, duke i shkaktuar qytetarëve humbje të pallogarirtshme, që ende vazhdojnë të sjellin efekte, janë një ndër problemet e mëdha me të cilat duhet të merremi seriozisht.

Për të heq kapelet e lënë detyrën trergojnë sa larg jemi funksionimit të shtetit normal e drejtësisë. Thirrjet e përpjeket e arritjes së qëllimeve personale apo politike shfaqje e nivelit foshnjor të shoqërisë.

Pse u përdor forca në 17 maj, apo dhuna? Policia u pengua me forcë për të ushtruar detyrën nga ata që mbanin të zaptuar teatrin e ata që tentuan me forcë të thyenin kordonin e sigurisë.

Çfarë i interesojnë një deputeti emrat e përvecëm të punonjësit të policisë. Nuk do i merrni kurrë emrat e policëve se s’keni tagër për të kërkuar e hetuar për punonëjsit, të vetmit që kanë tagër është prokuroria.

Sa i përket çcështjes së uniformës, policia në datën e operacionit ka qenë në dy operacione të ndryshme, ata janë identifikuar përmes drejtuesit të tyre barrën e përgjegjësisë për veprimet mosveprimet suksesin e dështimin në operacion të organizuar e ka drejtuesi i tyre, emrat e tyre i dini, keni emrin tim nëse doni përgjegjësi politike”, tha Lleshaj.

Top Channel