Kuvendi i Kosovës ka votuar për krijimin e një komisioni parlamentar, detyra e të cilit do të jetë të hetojë dyshimet për shpërdorim lidhur me menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.
Në favor të krijimit të këtij komisioni, votuan 74 deputetë, ndërsa 10 të tjerë abstenuan. Nisma e ngritjes së komisionit në fjalë erdhi nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila është në opozitë. Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se komisioni do të merret me gjithçka që ka të bëjë me menaxhimin e pandemisë, nga ana e qeverisë së kaluar të udhëhequr nga Albin Kurti.
Një pjesë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë shprehur dyshimet e tyre se gjatë pandemisë ka pasur shpërdorime të parave publike. Për themelimin e këtij komisioni, kanë votuar edhe deputetë nga radhët e vetë Lëvizjes Vetëvendosje, e cila deri tani ka qenë në pushtet. Ministër Shëndetësie në qeverinë Kurti ishte Arben Vitia nga radhët e Vetëvendosjes.
Top Channel