Roland Kryemadhi i arrestuar një ditë më parë në Kamëz, i cili njihet për prirjet radikale, dyshohet nga Prokuroria për katër vepra penale.
Ndër to raporton gazetarja Anila Hoxha: Kundërshtim i policisë, prodhim dhe shitje të armëve të ftohta, kanosje për shkak të detyrës dhe largim i të burgosurit nga vendi.
Kryemadhi u konstatua jashtë banesës, ndonëse ishte në masën arrest shtëpie dhe pas këtij momenti ai kundërshtoi efektivët B.D; R.I dhe R.Gj.
Sipas dëshmive të policëve, që i referohet edhe prokuroria, 39-vjeçari pas këtij momenti hyri në shtëpi dhe i kërcënoi se do i vriste.
Anila Hoxha raporton se gjatë kontrollit nuk u bë e mundur gjetja e pistoletës, gjë të cilën Top Channel e raportoi dhe një ditë më parë, me të cilën oficerët raportojnë se ua drejtoi.
Prokuroria thotë se në datë 3 qershor gjykata lëshoi urdhër për shoqërimin e Kryemadhit. Po Kryemadhi, raporton Anila Hoxha godit efektivin R. Gjoka duke e dëmtuar në bark e duke e gjakosur atë.
Sipas prokurorisë ai e mbushi armën dhe pastaj u tha oficerëve: “Pasha Allahun largohuni nga këtu se do ju vras”.
Më pas në momentin e vetëdorëzimit, pasi u negociua dhe me ndihmën e RENEA, atij iu gjet vetëm një thikë me tehe nga të dyja anët.
Ndërkohë në momentin që policia e ka pyetur, mëson gazetarja Anila Hoxha, se ku është arma me të cilin ai po kërcënonte, duke qenë se nuk gjendej, ai u tha: “Ishte lodër, nuk ishte pistoletë. Pasi kundërshtova policët e theva dhe e hodha në Wc dhe shtypa shkarkimin e ujit”.
Top Channel