24/11 14:43
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, teka po mbante interpelancë nga foltorja e Kuvendit, foli edhe për konfrontimin me artistët dhe gazetarët.
Lleshaj tha se, përfaqësuesit e medias atë ditë nuk kanë qenë në ushtrim të detyrës dhe kanë penguar fizikisht, punonjëset e policisë në detyrën që kishin.
“Policia nuk njeh hierarki, dhe askënd, njeh vetëm ligji. Atë ditë ka pasur dy incidente me përfaqësues të medias të cilët nuk kanë qenë në ushtrim të detyrës së tyre. Ata kanë ndërhyrë dhe kanë penguar me dorë fizikisht, punonjëse femra të policisë gjatë kryerjes së detyrës së tyre. Pengimi i detyrës së punonjësit të policisë përbën vepër penale. Këtë të drejtë nuk e ka as media, as ministri”, tha Lleshaj.
Top Channel