Inertet hidhen rrugëve/ Depozitohen në Xhafzotaj mbetjet e shembjeve në Shijak

04/06/2020 15:28

Në afërsi të superstradës Tiranë-Durrës, pikërisht në mbikalimin e Fllakës janë depozituar inertet e bashkisë Shijak.

Ishte tërmeti i 26 nëntorit që dëmtoi 900 objekte në këtë bashki që parashikohet shembja e tyre të prodhojë rreth 350 mijë ton inerte.

Por çfarë do bëhet me to? Një pjesë do të depozitohen në landfillin e Sharrës, ka sqaruar kryetari i bashkisë Shijak ndërsa kjo hapësira e lirë pranë mbikalimit të Fllakës do të shërbejë si vend depozitim i përkohshëm.

“Ne jemi zonë industriale ndërsa këta po e kthejnë në geto”.

Shkarkimet e këtyre mbetjeve në këtë zonë ka sjellë shqetësimin e banorëve të cilët i kanë drejtuar ankesa kryetarit të këshillit të fshatit, Nikoll Gjokës.

“Shumë ndotje. Shiko pluhurat. I kanë derdhur natën. Është tokë private ajo”.

Ne kemi shpresë që nga deklarata e kryetarit që është landfill i përkohshëm, inertet të përdoren në interes të komunitetit. Si të hidhen anash rrugëve që të shmangen aksidentet e bëra deri më sot. /Kristi Gongo/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA