Për herë të parë në historinë e shtetësisë së Kosovës një kryeministër detyrën nuk mori nga paraardhësi i tij.

I pari i shtetit, Avdullah Hoti mëngjesin e së enjtes u nis drejt Qeverisë për ta filluar punën në krye të ekzekutivit ku u prit me ceremoni zyrtare nga Garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Por, dorëzim pranimin e detyrës nuk e mori nga ish kryeministri, Albin Kurti, por sekretari i përgjithshëm , Fitim Krasniqi.

Në mbledhjen e parë ceremoniale me kabinetin e ri, Hoti tha se beson në programin qeverisës dhe kabinetin e tij.
Përveç përballjes me pandeminë e rimëkëmbjen ekonomike, Hoti tha se do ta forcoj shtetin ligjor dhe do të marrë përsipër çdo obligim.

Në anën tjetër kreu i partisë, Isa Mustafa drejtori kritika të ashpra ndaj Kurtit dhe Osmanit për bashkërendimin të veprimeve për mos dorëzim të detyrës dhe për mos drejtimin seancës e Kuvendit.

“E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i paprecedent dhe i papërgjegjshëm.

Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremoninë e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij.”.
Isa Mustafa

Kurti përmes një video incizimi tha se nuk do t’ia dorëzojë detyrën një personi që e ka shkarkuar. /Alberta Hashani/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA