KORÇË- Një pikë kredidhënie ka rënë pre e grabitjes në qytetin e Korçës.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në lagjen nr.7 ku në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, ka hyrë një person i paidentifikuar i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.06.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, ka hyrë një shtetas i paidentifikuar i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.
Top Channel