“Porosia e Nokës që deputetët të veshin rroba doku”, Murrizi i denoncon me emra: Albana Vokshi ka puse nafte, Noka e Çela biznese, Bozdo ka babain milioner, Boçi ka krushkun…. 25/10 22:45
Sekretari për Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza, ka hedhur hipoteza për arsyet se përse kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk po firmos marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore.
I ftuar në “Open” në Top Channel, Peza është shprehur se Basha nuk po firmos, që nesër të ketë alibi për humbjen e zgjedhjeve, ose sepse nuk është de facto lider i opozitës dhe nuk e gjuan topin vetë.
“Kemi një lojë politike nga ana e Lulzim Bashës dhe nesër të kenë alibi për humbjen e zgjedhjeve. Nuk e firmos sepse nuk është ai de facto lideri i opozitës, nuk e gjuan topin vetë“, tha Peza.
Top Channel