Dhunimi i të miturës/ Rama: Kështu si po sillemi do kemi zero denoncime…

04/06/2020 14:28

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit ka reaguar rreth abuzimit të rojës së një shkolle me një vajzë të mitur. Sipas Ramës të gjithë ata persona që po marrin nëpër gojë vajzën duke dhënë detaje rreth saj dhe ngjarjes, po ndihmon në mbylljen e hapësirave për të denoncuar.

Sipas Ramës gjuha e përdoru ndikon tek viktimat e dhunës dhe abuzimeve. Rama është shprehur më tej se është solidar me ministren Shahini dhe të gjithë ata që i sulen për rastin në fjalë po kultivojnë monstra të tjerë si abuzuesi i të miturës.

“Nëse nuk na vjen turp nga vetja për atë që ndodhi ne thjeshtë marrim pjesë në ridhunimin publik të një të miture dhe përgatisim dhunimet e ardhshme. Duke e ngushtuar hapësirën e denoncimeve. Duke thënë se mos flisni se shikoni se sa janë këta çakej që do ju bëjnë leckë duke ju marrë nëpër gojë. E duke ju bërë pështymë për t’ja hedhur tjetrit në fytyrë. Unë jam solidar si njeri dhe si qytetarë me Besa Shahinin. Ata që kanë ngritur dorë kundër, Besa Shahinit ju jeni me keq se ai mostra që dhunon një të mitur. Ju kultivoni dhunën në shpirtin e të tjerëve. Do vëmë dënimin me vdekje…Nuk është punë kodi kjo. Ata vijnë se ne i kultivojmë vetë. nuk vijnë se ai nuk e di që do të shkojë në burg por ngaqë në këtë shtëpi të prishur në këtë sallë jepet shembulli që do t’ja dalësh në jetë? Shaj ofendo hidhu kapu, bëjë gjithçka që prindërit e tu të kanë thënë mos e bëj se kjo është turp. Dua të them që kjo është një hipokrizi dhe një shfaqje delirantizmi që i kalon caqet e etikës me dhe padashje. Atyre që në media publikojnë video të kësaj natyre ju them se Zoti mos e qoftë kurrë tek fëmijët tuaj se atëherë do ta kuptosh. Ndërkohë që është vetëm një viktimë.” tha Rama.

“Fillon tek shembulli i komunikimit. Nuk mendoj që dikush me thotë gomar po bën krim. Është një opinion i shprehur në mënyrë të vrazhdë dhe mund të merret si fyerje. Por nëse unë që jam përpjekur të jem gjithmonë i ashpër ku ka qenë nevoja. Të thoja, Sali Berishës ti je vrasës.. t’i je hajdut, kriminel etj etj. Do më vinte zor nga vetja. Se është kulmi i shkeljes për prindërit e mi, mësuesit dhe gjyshërit. Nuk ke më argumente, as gjuhë më. Pa i bërë tjetrit një akuzë penale, kur i thua je hajdut dhe kjo që ne kemi këtu si shkon deri te kalamajt. Kur këtu ka gjithë këto gra e vajza. Me gjuhën e tyre i kanë thyer kockat asaj të miturës. Ju rrofshin lotët, tangërllëku ne media e nëpër portale. Se jeni bashkëfajtor të thyerjes së kockave të asaj viktimës. Dhe ata që e kanë përdoru gjuhën kundër Besa Shahinit kanë shtuar peshën për të thyer kockat.” tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA