“By**lëpirje për përfitime personale”, deputeti largohet nga grupi demokrat

04/06/2020 10:35

Deputeti i opozitës së re parlamentare Kostaq Papa njoftoi se do të largohet nga grupi demokrat.

Në Kuvend ai tha se ka kerkuar dorëheqjen e nënkryetares së Kuvendit, deputetes se PS-së, Vasilika Hysi, të cilën e akuzoi për censurim të fjalës së tij, të paktën në 3 raste.

“E lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin. Nuk kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për bythëlëpirje”, deklaroi Papa.

Ndërkohë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i tha se “Lidhur me atë që thatë për nënkryetaren nuk ndaj të njëjtin mendim, por është e drejta jote nëse ke vërejtje për mua apo zëvendësen, rregullorja është e qartë drejtoju institucioneve të parlamentit të marrin masa nëse e shohin të arsyeshme. Sa per ikjen nga grupi është e drejta juaj ku të futeni ku të dilni”.

Top Channel