​Osmani: Kosova nga 2016 ka pranuar dhjetëra miliona euro donacione nga Serbia

04/06/2020 12:48

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë seancës së sotme, ka deklaruar se ka pranuar një letër nga stafi civil i Ministrisë së Shëndetësisë ku thuhet se nga viti 2016 ka pranuar donacione nga Serbia dhjetëra miliona euro.

Për këtë ajo tha se duhet përfaqësuesit në Kuvend duhet të pyesin se pse janë mbajtur fshehur këto donacione.

“Që nga viti 2016, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar si donacion nga shteti i Serbisë dhjetëra miliona vlerë në formë të barnave, pajisjeve mjekësore, dhe materialit medicinal. Do të ishte mirë si deputetë të Kuvendit të Kosovës të pyesim se pse janë mbajtur fshehtë këto donacione prej dhjetëra milionash që nga viti 2016 nga ana e Serbisë”, ka deklaruar Osmani.

Ndër të tjera, kryetarja e Kuvendit tha se do ta përkrahë formimin e Komisionit hetimor rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19. /KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA