Yuri Kim u shpreh se tashmë ‘topi’ ishte në fushën e Bashës, kryedemokrati: Ka mbetur vetëm një çështje pa zgjidhur
03/06/2020 22:31
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në deklaratë nga selia blu për të folur në lidhje me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.
Ambasadorja e SHBA-ve u shpreh pak më parë se Partia Socialiste kishte bërë të gjitha lëshimet mundshme dhe se tashmë Topi ishte në fushën e Bashës.
Kryetari i opozitës jashtëparlamentare në një deklaratë të shkurtër për mediat u shpreh se ka mbetur vetëm një çështje pa zgjidhur.
Basha:
Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur vetëm një çështje pa zgjidhur. Dua të siguroj shqiptarët që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme, ju faleminderit.
/Ariglon Pali/
Top Channel