Video/ 32-vjeçari “hero” futet mes flakëve për të ndihmuar një të pastrehë të paralizuar

03/06/2020 22:23

Një burrë është konsideruar hero nga mediat, pasi ka shpëtuar një njeri të pastrehë dhe me aftësi të kufizuara, nga një ndërtesë që mori flakë në Britaninë e Madhe.

Kyle McAndrew, 32 vjeç, shpëtoi burrin nga një objekt depozitimi që u kaplua nga zjarri të hënën në Saughton Park të Edinburgh. Raportohet se në momentin e ngjarjes, Kyle ishte duke luajtur e argëtuar me tre djemtë e tij. Ai shprehet se ishte duke ndjekur me vrap djemtë dhe në një moment dëgjoi thirrjet për ndihmë nga burri që ndodhej brenda.

“Instinkti im hyri në veprim kur pashë një burrë të shtrirë atje. Flakët kishin kapluar të gjithë ndërtesën dhe mendimi im i vetëm ishte si të shpëtoja burrin. Nuk po e kuptoja në fillim se përse nuk po lëvizte, por më vonë zbulova se ai ishte person me aftësi të kufizuara. Me shumë vështirësi e dërgova atë në një vend të sigurt”, tha Kyle.

Ndërkohë policia ka nisur një hetim mbi rastin dhe dyshimet parapake të tyre janë për një zjarrvënie të qëllimshme, shkruan “Metro”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel