Qeveria e re në Kosovë, reagon Richard Grenell: Mezi pres të rifillojë dialogun me Serbinë
03/06/2020 14:04
Richard Grenell ka përshëndetur qeverinë e re të Kosovës duke thënë se mezi pret që të rifillojë dialogun me Serbinë.
I dërguari i posaçëm presidencial për negociatat për paqen në Serbi dhe Kosovë, Richard Grenell lëshoi fjalinë e mëposhtme pas votimit të sotëm në Asamblenë Kombëtare të Kosovës:
“Ne e mirëpresim qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që partneriteti me ta të rifillojë dialogun me Serbinë.”
Top Channel